Description

Lounge Bar SUNSHINE

Nëse jeni person që e çmoni kohën dhe e vlerësoni shumë vendin ku ju e kaloni atë, ju ftojmë që një herë të vizitoni vendin tonë. Lounge Bar Sunshine është projektuar dhe ndërtuar me vëmendje në secilin detaj, gjë për të cilën do të bindeni në vizitën e parë. Interieri është unik, plot ngjyra dhe materiale të ndryshme nga druri, metali e materile të tjera, dekoruar me lule e gjelbërim të shumtë. Bar i nivelit evropian. Përveç pjesës fizike, jemi kujdesur që t'ju ofrojmë eksperiencën më të mirë në ushqim për mëngjes, drekë dhe darkë, me një menu të pasur me përgatitje nga kuzhina vendore, por gjithashtu edhe ajo bregdetare dhe ushqime nga kultura të kuzhinave të ndryshme botërore. Krejt në fund por jo me më pak rëndësi, ju ofrojmë koktella të ndryshëm, nga ajo më e thjesta si një Summer Passion e deri te Long Island Iced Tea që ju garantojnë ditë e netë të kaluara shkëlqyeshëm në ambientin tonë. Stafi i Lounge Bar Sunshine, me kënaqësi do t'ju shërbente me çfarëdo që ju dëshironi. Ju mirëpresim!

Location
Follow us
Region
Categories